E ardhmja e Paulo Dybalas nuk është shumë e qartë. Sulmuesi argjentinasit po lidhet ngushtë me një largim nga Roma në javët e fundit. Drejtuesit nuk janë shumë të kënaqur me kampionin e botës, i cili në këtë sezon ka pasu shumë mungesa për shkak dëmtimi.
Në këto kushte largimi i tij mund të ndodhë në merkaton e verës. Gjithsesi për shërbimet e tij ka interesime të shumta. Kështu rikthehet pista Artletico Madrid për argjentinasin. Skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Dybala dhe tashmë kërkojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.
Kujtojmë se kontrata aktuale me Romën i përfundon në fund të qershorit të vitit 2025. Gjithashtu 31-vjeçari ka një klauzolë prej 12 milionë eurosh.
Poll