
Milani do të luajë mbrëmjen e sotme në shtëpi përballë Venezias, ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Serie A. Kjo sfidë që od të zvhillohet në stadiumin “San Siro”, do të startojë në orën 20:45.
Skuadra e Paulo Fonsecas kërkon triufmin e parë sezonal në kampionat. Kujtojmë që në 3 ndeshje e para, “Djalli” ka barazuar 2 dhe humbur 1, duke bërë që të ketë një start shumë të dobët.
Megjithatë, trajneri i kuqezinjve ka dhe një problem shtesë, përsa i përket mungesave për shkak dëmtimesh. Bennacer, Thiaw dhe Calabria nuk do të jenë të gatshëm në sfidën e mbrëmjes së sotme përballë Venezias.
Dëmtimi ka lënë jashtë të 3 këta lojtarë, por Fonseca ka një gëzim të vogël. Alvaro Morata ka lënë pas dëmtimin e tij, por nuk do të jetë i gatshëm për të qenë titullar, megjithatë sulmuesi spanjoll do të jetë në stolin e rezervave.