Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Serhou Guirassy “shënjestrohet” në merkato, e duan dy klube “BIG” të Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Serhou Guirassy “shënjestrohet” në merkato, e duan dy
Serhou Guirassy

Janari ka ardhur dhe ekipet po lëvizin në merkaton e dimrit. Dy prej tyre janë Manchester United dhe Chelsea, të cilët kanë “piketuar” të njëjtin objektiv.

Bëhet fjalë për Serhou Guirassy. Sulmuesi 29-vjeçar nga Guinea është një dëshirë e madhe për dy klubet angleze. Pikërisht performancat e tij, kanë sjellë një interes të madh nga dy “big-ët” e Premier League.

Megjithatë, problem për këtë transferim bëht kontrata që Guirassy ka me Borussia Dortmund, e cila përfundon në qershor të vitit 2028. Në këto kushte, klubi gjerman s’do e lëshonte sulmuesin pa një ofertë mbi 60 milionë euro.

Pritet të shihet nëse United dhe Chelsea e kanë ndarë mendjen për sulmuesin, për t’i ofruar Dortmundit një shumë të tillë.

Poll

Lexo gjithashtu