Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Seleçao" rikthehet te fitorja, Brazili përmbys Kilin pas një starti të dobët

Shkruar nga NEWSPORT
"Seleçao" rikthehet te fitorja, Brazili përmbys Kilin pas
Kombetarja e Brazilit - Vinicius, Raphinha, Paqueta, Neymar Jr

Brazili ka arritur të dal fitimtar nga transferta kiliane ditën e djeshme. Paraqitja e mirë e Brazilit u mbështet tek dyshja e ekipit vendas Botafogo.

Pas një goli të papritur në minutat hapëse të sfidës, kombëtarja braziliane arriti të marrë veten dhe në fund e fitoi ndeshjen me përmbysje. Ndeshja ishte dramatike në minutat e fundit ku dhe Luiz Henrique arriti të shënojë golin e fitores.

Shënuesi tjetër për “Seleçao” që ekuilibroi rezultatin ishte Igor Jesus.  Kjo ishte paraqitja e tij e parë ndërkombëtare. Të dy lojtarët golashënues aktivizohen në kampionatin brazilian Brasileirao.

Kjo fitore e ngjit Brazilin në vendin e katërt në renditjen e kualifikueseve. Ndeshja ishte e shoqëruar me nota tensioni gjatë gjithë 90 minutave për shkak të rivalitetit kileno-brazilian. Kështu kombëtarja 5 herë kampione bote siguron fitoren e katërt në rrugën për Kupën e Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga