
Mohamed Salah është gjithnjë e më pranë largimit nga Liverpool. Në merkaton e ardhshme verore, sulmuesi egjiptian me shumë gjasa do të largohet nga “The Reds”, me futbollistin që ka shumë oferta nga Arabia Saudite.
I gjendur në këtë situatë, Liverpooli është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e Salah. Anglezët kanë hedhur sytë nga Gjermania, aty ku shohin si perfektin, sulmuesin e Bayern Munich, Leroy Sane.
Ky i fundit është në kontratë me Bayernin deri në vitin 2025 dhe akoma nuk kanë nisur bisedimet për një rinovim të mundshëm. Nuk dihet ende nëse Sane do të qëndrojë te bavarezët, teksa pritet si do të shkojnë gjërat me drejtorin e ri sportiv.
28-vjeçari shihet nga Liverpool si ideali për repartin ofensiv, duke patur parasysh cilësitë e tij fantastike. Diçka të tillë, Sane e ka treguar edhe në këtë sezon ku deri më tani ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.