
Që prej largimit të tij nga Roma në fillimin e këtij viti, Jose Mourinho drejton këtë sezon Fenerbahcen. Ekipi i “Special One” gjendet në vendin e dytë në Superligën turke duke ndjekur kryesuesit e Galatasaray.
Në një intervistë për prestigjiozen “Corriere dello Sport”, tekniku 61-vjeçar ka konfirmuar se nëse do kishte mundësinë do kthehej për të trajnuar në Itali. “Sigurisht që do të kthehesha në Itali për të trajnuar”
A i ndiqni më ndeshjet e Romës? “Nuk i kam parë kurrë ata të luajnë, vetëm Interin kam ndjekur”
E shikoni veten nën drejtimin e një kombëtareje? “Po, dua të drejtoj në një kampionat europian ose në një Botëror. Dua të bashkoj një vend rreth ekipit të tij kombëtar në të njëjtën mënyarë siç kam arritur shumë herë me klubet dhe tifozët. Dua ta bëj për futbollin, për atë që përfaqëson ky sport”, u shpreh Mourino.