
Robert Lewandowski
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski është në telashe. Polaku akuzohet për mashtrim, pasi ka marrë dy diploma master.
Sipas një agjencie lajmesh të quajtur “Onet”, emri i sulmuesit polak është pjesë e një liste të gjatë hetimore të formuluar nga policia. Në listë janë emrat të cilët akuzohen për trafikimin e diplomave.
Madje, Lewandowski rezulton se është i diplomuar dy herë në një Universitet privat në Lodzit. Futbollisti ka marrë dy diploma edhe pse ai nuk është paraqitur asnjëherë në provime.
Ishte një ish-mësuese ajo që ka konfirmuar se Robert Lewandowski nuk është paraqitur asnjëherë në provimet e saj. Në këto kushte, dyshohet se 35 vjeçari i ka blerë diplomat e tij.
Poll