Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ripërsëritje si në Botërorin e 2022? Gati të merret vendimi për Kupën e Botës 2034

Shkruar nga NEWSPORT
Ripërsëritje si në Botërorin e 2022? Gati të merret
Gianni Infantino

Një nga ngjarjet më të shumëpritura për cdo futbolldashës pritet të zhvendoset sërish. Bëhet fjalë për Kupën e Botës së vitit 2034, kompeticion i cili do të zhvendoset me një vit më pas.

Sipas “The Athletic” Botërori pritet të zhvendoset në dimrin e vitit 2035 për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në Arabi.

Vetë Gianni Infantino është një fans i madh i këtij ndryshimi ku në deklaratat e mëparshme ka thënë se industria e futbollit duhet të jetë më mendjehapur në lidhje me organizimin e turneve përveçse në hemisferën veriore.

Një ngjarje e tillë ndodhi edhe me Botërorin e Katarit në vitin 2022 ku temperaturat e larta detyruan të zhvillohej në dimër. Edhe pse asgjë konkrete mendimi po merr formë nga dita në ditë pas deklaratës së Infantinos.

Poll

Lexo gjithashtu