Mathieu Valbuena, ish-lojtari i Olympique Marseille është riktyer të flas mbi aferën e videove skandaloze që përfshinin atë dhe Karim Benzema. Para 2 vitesh sulmuesi francez që konkuron në Arabinë Saudite u dënua me 1 vit burg dhe 80 mijë euro dëmshpërblim për pasojat psikoilogjike të shkaktuara ndaj Valbuenas
I rikthyer të flas pas kaq shumë kohësh, francezi që luajti dhe në vendin fqinj, Greqi për disa sezone për kubin më të titulluar, Olympiacos ka cituar gjendjen e keqe shpirtërore që ka përjetuar, ndoshta më e keqja ndonjëherë për të.
Valbuena është shprehur: “Për mua, të luaja për kombin tim ishte gjëja më me vlerë. Ai ishte momenti më i keq i karrierës time. Tashmë e kam harruar. Kam takuar Deschamps këto kohë dhe i thashë se nuk jami zemëruar me askënd. Kur ke një etiketim është shumë e vështirë t’a heqësh njollën, sidomos në Francë”.