
Ralf Rangnick ishte një nga trajnerët më të përfolur në muajt e fundit. Bayern Munich e dëshironte për sezonin e ri, por timonieri gjerman e refuzoi ofertën e bavarezve.
65-vjeçari aktualisht është pjesë e Austrisë dhe në një intervistë të thënë së fundmi ka deklaruar se të refuzonte Bayern ishte një nga vendimet më të vështira në karrierën e tij. Të tilla mundësi nukj vijnë shpesh, por pa më të arsyeshmë qëndrimin te kombëtarja austriake.
“Ishte një nga vendimet më të vështira të gjithë karrierës sime. Katër nga ish-lojtarët e mi dhe katër punonjës të klubit, të cilët i kam njohur nga më parë, luajnë në Bayern. Po flasim për një nga gjigantët e Evropës. Të tilla oferta nuk vijnë shpesh dhe e mora parasysh ofertën, dua të theksoj se vendimi im nuk është kundër Bayernit si klub”, ka theksuar gjermani.