
Trajneri i Bayer Leverkusen mendon se nuk është koha e duhur për të adresuar pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij në “BayArena”.
"Unë gjithmonë them se komunikimi me Simon Rolfes dhe Fernando Carro është shumë i qartë. Dhe, kur të ketë diçka për të vendosur, ne do të jemi shumë të drejtpërdrejtë.
Besimi mes nesh ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm dhe i tillë mbetet. Nuk ka presion për kohën e vendimit. Ka një moment për çdo gjë. Kështu që ne duhet të presim pak”, tha Alonso.
Xabi ka kontratë me Leverkusen deri në fund të sezonit të ardhshëm. Megjithatë, Real Madridi është i prirur të zëvendësojë Carlo Ancelottin me ish-lojtarin e tyre. Spanjolli ka fituar të gjithë trofetë vendas me “Aspirinat” në rolin e tij si trajner.