
Sergi Aguero - Rodri
Real Madrid mbrëmjen e djeshme bojkotoi ceremoninë e “Topit të Artë”, pasi madrilenët u informuan se Rodri do të fitonte këtë trofe para Vinicius.
Diçka e tillë ka shkaktuar shumë polemika, ndërsa në lidhje me bojkotimin e “Los Blancos” ka folur ish-futbollisti argjentinas.
Sergio Aguero beson se vendimi i klubit për të bojkotuar ngjarjen pasqyron një ndjenjë të së drejtës, pasi ai buronte nga mosdhënie e trofeut prestigjioz të Vinicius Jr.
“E merituar. Rodri është lojtari më i mirë në botë. Futbolli është për të gjithë, jo vetëm për Real Madridin. Ata ndihen të privilegjuar”, ka deklaruar Aguero.
Poll