
1 javë më parë u hodh shorti për kualifikueset e Kupës së Botës. Goglat në Nyon të Zvicrës rezervuan mjaft surpriza dhe të papritura.
Një prej tyre vjen nga Norvegjia. Këto të fundit janë shortuar në një grup me Izraelin, Moldavinë, Estoninë dhe me njërën prej Italisë ose Gjermanisë. Por problem sipas presidentes së Nervogjisë është përballja me Izraelin, që do të luhet në kuadër të raundit të dytë në transfertë.
Federata Norvegjeze e Futbollit, përmes presidentes Lise Klavenes, njoftoi se kombëtarja e vendit nuk dëshiron të luajë me Izraelin për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Tashmë mbetet të shihet se si do ta zhgjidhë këtë situatë FIFA.
“Askush nga ne nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj sulmeve që Izraeli ka kryer prej kohësh kundër popullatës civile në Rripin e Gazës. Ne mbështesim qeverinë norvegjeze në kërkesën e saj për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve dhe nuk duam që të luajmë lojëra me Izraelin”, ka theksuar presidentja e Norvegjisë.