Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PËRGJAKET Greqia/ Përleshje të dhunshme mes tifozëve, VRITET një 23-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
PËRGJAKET Greqia/ Përleshje të dhunshme mes tifozëve, VRITET
Foto ilustruese

Gjashtë arrestime janë kryer nga autoritetet greke, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Halkida, ku një 23-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje të dhunshme mes tifozësh rivalë, AEK dhe Olumpiacos.

Mediat lokale raportojnë se dy nga të arrestuarit janë plagosur gjatë përplasjes që ndodhi në rrugën Lilantion. Viktima dhe pesë nga të arrestuarit nuk kanë qënë më parë në vëmendjen e autoriteteve pasi nuk kanë precedentë penalë, ndërsa i gjashti një 19-vjeçar, është i njohur për policinë për incidente të mëparshme.

Ndërkohë bëhet me dije se dy persona të tjerë kanë qënë të përfshirë në konflikt, por ende nuk janë identifikuar nga forcat policore greke.

Sipas burimeve të policisë, 23-vjeçari u transportua nga persona të panjohur me një automjet privat dhe u braktis në hyrje të spitalit të Halkidës. Varësisht përpjekjes së mjekëve i riu nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet thanë se gjetjet tregojnë se dhuna ishte e lidhur me rivalitetet e tifozëve midis mbështetësve të klubeve të futbollit AEK dhe Olympiacos. Dy grupet besohet se kanë rregulluar një takim “për të larë hesapet”.

Poll

Lexo gjithashtu