
Cristian Romero & Son Heung-min
Cristian Romero do të vazhdojë që të jetë pjesë e Tottenham. Pavarësisht interesimit serioz nga ana e Atletico Madrid, qendërmbrojtësi ka vendosur të rinovojë me “Spurs”.
Argjentinasi do të jetë pjesë e ekipit anglez deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që me largimin e Son, klubi i ka besuar edhe një detyrë të çmuar, atë të kapitenit të skuadrës.
Kujtojmë se 27-vjeçari u bashkua me “Spurs” në gusht të vitit 2022, kur u ble nga Atalanta për 52 milionë euro. Ai u kthye menjëherë në protagonistin kryesor të fazës difensive.
Poll