
Mbrojtësi i Algjerisë, Rayan Ait Nouri, i është bashkuar Manchester Cityt nga Wolverhampton Wanderers me një kontratë pesëvjeçare përpara Kupës së Botës për Klube që do të zhvillohet këtë muaj, njoftoi City të hënën.
Detajet financiare nuk u zbuluan, por mediat britanike raportuan se Manchesteri pagoi një tarifë prej rreth 33.7 milionë paundësh për të nënshkruar me 24-vjeçarin, i cili kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Wolves.
Ait Nouri fillimisht iu bashkua “Ujqërve” në formë huazimi nga skuadra e Ligue 1, Angers, në vitin 2020, përpara se ta bënte transferimin përfundimtar vitin pasardhës. Ai largohet nga Ëolves pas pesë sezonesh, duke bërë 157 paraqitje me 12 gola dhe 19 asiste. Duke folur për faqen e internetit të klubit, Ait Nouri tha:
“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i nderuar që i jam bashkuar Manchester Cityt. Jam gjithashtu i emocionuar që do të punoj dhe do të mësoj nga Pep dhe ekipi i tij i trajnerëve, si dhe që do të stërvitem dhe do të luaj përkrah një grupi kaq të madh lojtarësh të klasit botëror”.