
Ayden Heaven
Ayden Heaven është futbollisti më i ri i Manchester United. 18 vjeçari ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Arsenal, për të nisur një të re tek klubi tjetër anglez, “Djajtë e Kuq”.
Mbrojtësi i talentuar është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Manchester. Ndërkohë që ka firmosur një kontratë 4.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Gjithashtu, Heaven ka opsionin e rinovimit edhe për 1 tjetër sezon.
18 vjeçari anglez e ka nisur karrierën e tij futbollistike tek akademia e West Ham. Më pas, në moshë fare të vogël u transferua në Arsenal, aty ku ra në sy me performancat e tij dhe tashmë është pjesë e Manchester United.
View this post on Instagram
Poll