Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Vazhdon “saga” e dëmtimit, operacioni sjell festë te Armando Broja (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Vazhdon “saga” e dëmtimit, operacioni sjell festë te
Armando Broja

Burnley do të përballet këtë të diel në transfertë me Wolves, në kuadër të javës së 9-të të Premier League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Molineux”, do të nisë në orën 15:00.

Një lajm i mirë për Armando Brojën, është mungesa e sulmuesit tjetër të Burnley, Zeki Amdouni. Zvicerani nuk zbret në fushë prej qershorit, teksa “saga” e dëmtimit duket se do të vazhdojë.

Pikërisht edhe këtë javë futbollistike, 24-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm, duke i dhënë më tepër mundësi minutash Brojës.

Rikthimi i Amdouni nuk dihet ende. Kjo për shkak se ai u detyrua t’i nënshtrohej operacionit gjatë verës, për një dëmtim të rëndë që mori në ligament, problem i cili po e lë jashtë fushave.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë mundësi për Brojën, por gjasat janë tepër të mëdha.

Poll

Lexo gjithashtu