Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Granit Xhaka hedh “nokaut” Chelsean, “dramë” në Manchester

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Granit Xhaka hedh “nokaut” Chelsean, “dramë”
Premier League

Sunderland nën “dirigjimin” e kapitenit me origjinë shqiptar Granit Xhaka kanë shkaktuar befasinë e madh në javën e 9-të të Premier League. “Macet e Zeza” mposhtën në “Stamford Bridge” Chelsean 2 – 1. Edhe pse Garnacho shënoi pas 4 minutash lojë, miqtë u kundërpërgjigjën në pjesën e parë me Isdor.

Në “frymën e fundit”, Talbi përmbysi gjithçka dhe i dha 3 pikët Sunderland. Xhaka ishte në fushë për 90 minuta, ndërsa u vlerësua sipas “SofaScore” me notën 7.3, “mur” për rivalët. Momentalisht, ekipi i Xhakës mban vendin e 2-të në Premier League.

Manchester United mposhti mes 6 golash Brighton. Cunha hapi serinë në minutën e 24. 10 minuta më vonë, Casemiro finalizoi edhe të dytin. Në frakisonin e mbetur të lojës u rritën “dozat” e emocioneve. Mbeumo i dërgoi shifrat në 3 – 0.

Nuk mungoi reagimi i Brighton, Welbeck dhe Kostoulas ngushtuan rezultatin, por Mbeumo mbylli gjithçka në 4 – 2. United tashmë ngjitet në kuotën e 16 pikëve. Në takimin tjetër, Newcastle mori 3 pikë të çmuara ndaj Fulham 2 – 1.

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu