Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Krisje totale mes Scott Parker dhe Brojës?! Trajneri i Burnley i besoi më shumë një "plakushi" sesa sulmuesit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Krisje totale mes Scott Parker dhe Brojës?! Trajneri i Burnley i besoi
Armando Broja

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja nuk u mor në konsideratë nga trajneri i Burnley Scott Parker kundër Leeds, e fituar 2 – 0. Duhet thënë se 24-vjçari shqiptar tregoi nivel pozitiv te Shqipëria në ndeshjet e tetorit, sidomos ndaj Jordanisë, duke kontribuar me gol dhe asist.

Ajo që bie në sy në takimin Burnley – Leeds, Parker edhe pse e kishte si opsion në stol Brojën, futi në fushë në minutën e 83 Ashley Barnes.

Pikërisht lojtari në fjalë është “anonim” në ekip (vetëm 1 ndeshje këtë sezon në Premier League), përpos moshës prej 35 vjeç. E gjithë kjo “rezyme” hedh idenë se mund të ketë një “krisje” të besimit nga trajneri Scott Parker karshi Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi erdhi me bujë te Burnley, por deri tani nuk ka zbritur në asnjë rast si titullar.  

Poll

Lexo gjithashtu