Klubi i Liverpool-it po përgatitet për një tjetër goditje të madhe në merkato, teksa synon të afrojë sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediave britanike, drejtuesit e “The Reds” e kanë identifikuar lojtarin si objektivin kryesor për repartin ofensiv, ndërsa tashmë dihet edhe shuma që do të kërkohet për transferimin e tij.
Edhe pse Liverpool ka investuar rreth 440 milionë paund këtë verë për të rindërtuar skuadrën, trajneri Arne Slot dhe drejtori sportiv Richard Hughes mendojnë se skuadra ka ende nevojë për përforcime.
Klubi është fokusuar te ndërtimi i një projekti afatgjatë, ku një nga prioritetet është gjetja e zëvendësuesit të ardhshëm të Mohamed Salah, i cili mund të largohet në vitin 2026.
Forma e shkëlqyer e Semenyo në Premier League e ka bërë atë një nga lojtarët më të kërkuar të momentit.
Liverpool është gati të hapë negociatat në janar për ta bindur Bournemouth të lëshojë sulmuesin ganez, i cili shihet si kandidati ideal për të marrë stafetën në ofensivën e “të kuqve”.
