
Omar Marmoush është futbollisti më i ri i Manchester City. Sulmuesi nis aventurën e rë në “Etihad Stadium”, teksa largohet nga skuadra e Eintracht Frankfurt.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë për 4 vite e gjysmë, me 25-vjeçarin që do të jetë pjesë e anglezve deri në verën e vitit 2029.
“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt. Sulmuesi 25-vjeçar egjiptian ka përfunduar një lëvizje në Etihad Stadium me një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë, që do të thotë se ai do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2029”, shkruhet në postim.
Ky operacion u ka kushtuar arkave të klubit 75 milionë euro, me lojtarin që do të mbaj numrin 7 në fanellë.
City's Egyptian Prince ???????????? pic.twitter.com/IQU2OWr9ML
— Manchester City (@ManCity) January 23, 2025