
Lewis Hall
Liverpool prej disa kohësh synon të trasferoj një mbrojtës. Kjo pasi siç dihet Andry Robertson ka lajmëruar largimin e tij në fund të sezonit. Për këtë “ The Reds” ka piketuar Lewis Hall të Newcastle.
Mbrojtësi ka treguar paraqitje fantastike dhe kërkohet nga ekipet e mëdha të kampionatit anglez. Ekipi që do të tentojë shërbimet e 20-vjeçarit do të ketë parasysh çmimin që ka vendosur Newcastle.
Anglezi ka qenë vazhdimisht pjesë e formacionit të skuadrës të Newcastle. Trajneri Eddie Howe kërkon që ta mbajë në ekip pasi e konsideron një lojtar kyç. Muajt në vazhdim do të vendosin për të ardhmen e tij.
Poll