Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Tottenham shumë i fortë për United, “Djajtë e Kuq” mposhten thellë në “Old Trafford”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tottenham shumë i fortë për United, “Djajtë e
Man United - Tottenham

Tottenham ka fituar në transfertë përballë Manchester United në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Premier League. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, përfundoi 0-3 në favor të miqve.

Këta të fundit shënuan që në minutën e 3-të, me Brennan Johnson. Sikur mos të mjaftonte disavantazhi, Bruno Fernandes u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 42-të, duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Me nisjen e pjesës së dytë, “Spurs” e kishin më të lehtë të mbanin avantazhin dhe të shënonin gola të tjerë. Kulusevski në minutën e 47-të dhe Solanke në të 77-tën, vulosën sfidën e sotme dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Tottenham shkon në vendin e 8-të me 10 pikë. Në krahun tjetër, “Djajtë e Kuq” mbeten me 7 pikë në vendin e 12-të në tabelën e renditjes së Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga