Java e 1/32 të fazës së finales së Kupë së Anglisë, kishte në listën e saj edhe duelin e sotëm mes Tottenham dhe Aston Villas, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-2. Shifra të cilat janë në favor të ekipit të Unai Emery.
Fillimi i lojës nisi “vrullshëm” për Aston Villan pasi shënoi golin e parë në minutën e 22-të, falë goditjes së Buendia. E po aq bukur shënoi edhe Rogers në minutën shtesë të përfundimit të pjesës së parë.
Surpriza u dhuruan edhe në pjesën e dytë të lojës, Tottenham shënoi një gol në minutën e 54-të falë Odobert por i pamjaftueshëm për të trimfuar, përballë 2 golave që rivali i saj i numëronte tashmë.
Dinamikë përcolli dhe përballja e Charlton me Chelsean, ku në të cilën ky i fundit nuk i fali rastet që në pjesën e parë të lojës. Goli i parë u shënua falë Hato në minutën e 49-të, ishte dhe i fundit për fillimin e lojës.
Ndërsa në të dytën blutë ishin të “papapërmbajtshëm”, pasi shënua gola seri falë Adarabioyo, Guiu, Estevao, Neto dhe Fernandez, i cili shënoi dhe golin e 5-të në minutën e 94-të të lojës.
