Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Tottenham “shkund” Cityn në transfertë, ekipi i Guardiolës pëson humbjen e parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tottenham “shkund” Cityn në transfertë, ekipi i
Joao Palhinha

Manchester City ka pësuar humbjen e parë të sezonit që në ndeshjen e javës së dytë të Premier League. “Qytetarët” janë mposhtur nga Tottenhami pak më parë me rezultatin 2-0.

Spursat zhvilluan një performancë të shkëlqyer në “Etihad Stadium” duke mos i lënë asnjë zgjidhje vendasve. Shifrat e takimit u zhbllokuan në minutën e 35-të falë një goli të Johnson.

Ndërsa në shtesën e pjesës së parë falë një gabimi të City në mbrojtje, Palhinha shënoi golin e dytë dhe të fitores. Tottenham kryeson Premier League me 6 pikë të plota, ndërsa City në vendin e pestë me 3 pikë.  

Goli i Palhinha

Poll

Lexo gjithashtu