Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Nga rasti “flagrant” i Armando Brojës te “show” i Arsenalit dhe Chelsea, 14 gola në 5 ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga rasti “flagrant” i Armando Brojës te
Rasti "flagrant" i humbur nga Armando Broja

Janë mbyllur 5 ndeshjet e orës 16:00 në Premier League, java e 25-të. Burnley i Armando Brojës pësoi humbje të “beftë” ndaj West Ham, e përfunduar 2 – 0 për “Çekanët”.

Për ekipin e Scott Parker ishte ndeshja e 16-të radhazi pa fitore në Premier League, ndërsa mbajnë vendin e parafundit me 15 pikë.I futur si zëvendësues në minutën e 79-të, Broja në limite pati rast të “artë” për gol, por nuk i fitoi dot kohën rivalit dhe goditja e tij u bllokua. Në sfidat e tjera, Arsenali mori 3 pikët pa problem kundër Sunderland, e përfunduar 3 – 0.

Te “Topçinjtë” shënuan Zubimendi dhe dopieta e Gyokeres. Chelsea triumfoi 3 – 1 karshi Ëoves, protagonist sulmuesi Cole Palmer, autor i trigolëshit.

Everton ia doli të fitojë 2 – 1 kundrejt Fulham, ndërsa Bournemouth – Aston Villa u mbyll 1 – 1. Arsenali vazhdon të “marshojë” drejt titullit me 56 pikë, 9 më shumë kundrejt Aston Villa dhe Manchesterit City-t ndjekës.  

         

VIDEO/ Nga rasti “flagrant” i Armando Brojës te
Rezultatet e ndeshjeve të orës 16:00 në Premier League, java e 25-të

 

Poll

Lexo gjithashtu