Aro Muric ka gabuar rëndë në ndeshjen që Burnley barazoi 1 me 1 përballë Brighton. Portieri i Kosovës nuk kontrolloi dot topin e dhënë nga shoku i skuadrës në minutën e 79’.
Ky rast i kushtoi Burnley 3 pikë të arta, pasi skuadra ku luan Muric po fitonte 1 me 0. Kujtojmë se Burnley mban vendin e parafundit dhe mbijetesa ndodhet 6 pikë larg.
Kanë mbetur 5 ndeshje nga fundi i Premier League dhe gjithçka sa vjen e vështirësohet. Aro Muric është lojtari që po ndjen presionin më të madh te Burnley aktualisht.
Gafa e Aro Muric:
Poll