
Chelsea ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi përballë Ëest Ham, në ndeshjen e vlefshme për jaën e 24 të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi 2-1.
Në fakt, ishin “Çekanët” që kaluan në avantazh të parët me anë të Boëen në minutën e 42’. Por me nisjen e pjesës së dytë, Chelsea ia doli që të rikthehej duke përmbysur gjithçka.
Për golin e parë mendoi portugezi Pedro Neto, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 64’. Ndërsa 3 pikët për Chelsean i vulosi Cole Palmer në minutën e 74’, i ndihmuar edhe nga devijimi i Wan-Bissaka.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 43 pikëve, duke u rikthyer në zonën Champions, pra vendin e katërt në renditje. Në krahun tjetër me 27 pikë, West Ham mbetet në vendin e 15-të.
Golat e ndeshjes: