Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Unë e dua qytetin, e dua klubin”, Van Dijk flet pas rinovimit: “Anfield” të bëhet i kuq për ndeshjet e mbetura

Shkruar nga NEWSPORT
“Unë e dua qytetin, e dua klubin”, Van Dijk flet pas rinovimit:
Virgil Van Dijk

Virgil Van Dijk dhe Liverpool kanë zgjatur bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera, duke rinovuar kontratën deri në fund të qershorit të vitit 2027. Pasi hodhi të zezën mbi të bardhë, qendëmbrojtësi holandez ka folur për mediat rreth rinovimit të tij me “The Reds”.

“Liverpool është vendi im, për të kaluar vitet e mia më të mira, për të qenë i suksesshëm me klubin siç kemi qenë ndër vite dhe shpresojmë edhe në të ardhmen. Edhe unë e dua qytetin, e dua klubin, i dua tifozët dhe i dua shokët e skuadrës.

Unë e dua gjithçka që mishëron Liverpoolin, dhe në shumë të tjera. Unë thjesht do të inkurajoja të gjitha ata që vijnë në “Anfield” për ndeshjet e mbetura të sezonit të vishen me të kuqe dhe ta bëjnë stadiumin të kuq. E ardhmja do të jetë emocionuese, së bashku”, shprehet Van Dijk.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga