Manchester United nuk ia doli të fitonte ndaj Manchester City në Superkupën e Anglisë. “Djajtë e Kuq" u mposhtën pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa nisin kështu sezonin e ri pa trofe.
Pas humbjes, Erik ten Hag ka theksuar se ndihet i keqardhur që nuk fitoi dot trofeun, por vëmendja do të jetë 100% në kampionat. United ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin.
“Ndjen keqardhje kur zhvillon një ndeshje të mirë dhe sidomos kur në fund luhet edhe për një trofe. Mendoj se pas kësaj sfide skuadra duhet të nxjerr mësimet e duhura. Personalisht mendoj se zhvilluam një ndeshje të barabartë përballë një kundërshtari shumë të fortë. Gjithsesi, në këtë ndeshje kishte gjëra shumë të mira për ne dhe mbi të gjitha skuadra tregoi besim, ndaj këtë frymë duhet ta tregojmë edhe në kampionat”, ka theksuar Ten Hag.