Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U largua nga Bayern për aventurën te Tottenham, Mathys Tel i lumtur: Ishte opsioni më i mirë për mua

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Bayern për aventurën te Tottenham, Mathys Tel i lumtur:
Mathys Tel

Mathys Tel ka folur për herë të parë si futbollist i Tottenham. Sulmuesi që la Bayernin dhe u huazua te “Spurs”, shprehet shumë i lumtur me këtë lëvizje që ka bërë. Ndër të tjera, francezi tregon se ka marrë mendim edhe nga ish-lojtarë të Tottenham, si Harry Kane apo Eric Dier, që tashmë janë bavarezë.

“Pse zgjodha Tottenham? Ishte opsioni më i mirë për mua. Unë jam gati të luaj, jam këtu, gati të rritem. Tani unë jam shumë i lumtur. E ndjeva angazhimin, fola me presidentin, menaxherin e ekipit, trajnerin dhe siç thashë, kjo ishte shumë e rëndësishme për mua.

Edhe ish-lojtarë të Tottenham që tani janë të Bayern si Harry Kane apo Eric Dier më thanë që nëse do dëshiroja të punoja këtu, kam gjithçka. Kjo është e mirë për mua, sepse është një mundësi e mirë për të punuar, për të mësaur çdo ditë. Kështu më kanë thënë”, është shprehur Mathys Tel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga