Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold. Të tre janë figura kyçe te Liverpool dhe të tre kanë kontratën që skadon më 30 qershor 2025. Tri çështje që Reds do të duhet t’i zgjidhin brenda disa javësh, nëse synojnë të mbajnë këta lojtarë që kanë qenë shtylla kurrizore e skuadrës nën drejtimin e Klopp dhe vazhdojnë të jenë të tillë me Slot.
Liverpool ka bërë një hap përpara dhe ka ofruar një kontratë të re për Virgil van Dijk, mbrojtësin kryesor të skuadrës. Holandezi aktualisht mund të largohet këtë verë, pasi kontrata e tij me klubin do të skadojë.
Nga ana tjetër një ndër sulmuesit më të mirë që ka patur Premier League në historinë e vetë, Mohamed Salah duket i paqartë për të ardhmen e tij në “The Reads”. Fjalët e egjiptianit: E ardhmja ime? Sinqerisht, është në mendjen time. Kjo është ndeshja e fundit që do të luaj me Liverpool kundër Manchester City, kështu që thjesht doja ta shijoja", ka thënë Salah, duke befasuar gazetarët.
Ai ka shtuar: "Atmosfera ishte e pabesueshme, kështu që do ta shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë të fitojmë kampionatin dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë". Kjo deklaratë u bë pas fitores 2-0 ndaj Manchester City për të mbyllur javën e 13-të të Premier League si lider i tabelës me Reds.