Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Trajner i Liverpool? Arne Slot: Unë e kam bërë zgjedhjen time, në ditët në vazhdim do ua komunikoj

Shkruar nga NEWSPORT
Trajner i Liverpool? Arne Slot: Unë e kam bërë zgjedhjen time,
Arne Slot

Arne Slot me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Liverpool, i cili do të zëvendësojë në stol Jurgen Klopp. Ky i fundit do të largohet në fund të sezonit dhe në këto kushte hapet rruga për trajnerin aktual të Feyenoord.

45-vjeçari ka four së fundmi për të ardhmen e tij. Në deklaratën e dhënë holandezi ka theksuar se e ka marrë tashmë vendimin për të ardhmes e tij dhe lë të kuptohet se do të drejtojë “The Reds” në sezonin e ri.

“Jam dakord që dukej kështu. Ata presin që unë të largohem. Kjo është diçka që mund të themi. Ndonjëherë në jetë vijnë mundësitë. Unë e kam bërë zgjedhjen për veten time dhe në ditët apo javët në vijim do të dëgjoni njoftimin zyrtar. Vitin e kaluar bëra zgjedhjen për të qëndruar, këtë herë ndoshta ndryshe”, ka përfunduar Slot.

Kujtojmë se këtë sezon me Feyenoord pas 32 ndeshjesh kanë siguruar 78 pikë në vendin e dytë, 9 pikë më pak se PSV që u shpall kampione.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga