
Erik Ten Hag
Erik Ten Hag me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester United. Sipas gazetarit të njohur britanik, David Ornstein bëhet me dije se holandezi do të qëndrojë në “Old Trafford”.
Pavarësisht se kohët e fudnit është përfolur shumë për një largim të tij, duket se timonieri holandez dhe drejtuesit anglez janë në bisedime mes tyre për zgjatjen e kontratës. Fitorja në finalen e Fa Cup duket se ka ndryshuar rrjedhën e gjërave dhe në këto kushte pritet që bashkëpunimi mes palëve të vazhdojë.
Kontrata aktuale e Ten Hag me United është deri në qershorin e ardhshëm, me një opsion për t’u zgjatur me 12 muaj. United do të kthehet në stërvitje për sezonin e ri në fillim të korrikut.
Poll