Ruben Amorim
Manchester United duket se ka gjetur vazhdimësinë në kampionat, ku prej 3 javësh ka siguruar vetëm fitore. Rezultatet këto që e kanë ngjitur në klasifikim dhe pas 9 javësh mbajnë vendin e 6-të me 16 pikë.
1 pikë më shumë se Liverpool, që është edhe kampioni në fuqi i Premier League. Diçka e tillë nuk i intereson shumë Ruben Amorim, i cili së fundmi ka theksuar se synimi kryesorë i të tijve është të fitojnë Premier League.
“Nuk më intereson nëse Manchester United përfundon përpara Liverpoolit. Dua vetëm të fitoj çdo ndeshje dhe të përfundoj në krye të Ligës Premier. Dua të jem në një pozicion për t'u bërë kampion i Ligës Preimier!”, ka theksuar Amorim.
Poll
