Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Shpenzuan 62 milionë për të mposhtur konkurencën e Realit, 3 muaj dëmtim për 18-vjeçarin e Man United

Shkruar nga NEWSPORT
Shpenzuan 62 milionë për të mposhtur konkurencën e Realit, 3
Leny Yoro

Manchester United ia doli të fitonte garën për transferimin e talentit 18-vjeçar të Lille, Leny Yoro. Djajtë paguan pot 62 milionë euro në arkat e francezëve duke mposhtur konkurencën e Real Madrid që e ndiqte lojtarin prej muajsh.

Yoro debutoi me fanellën e re në turneun miqësor në SHBA, por në ndeshjen ndaj Arsenal gjithçka shkoi keq ku pësoi një dëmtim në këmbën e majtë. Dukej keq në pamje të parë me lojtarin që u shfaq me paterica të nesërmen.

Aq keq sa dukej, aq edhe rezulton pasi ekzaminimet mjekësore kanë nxjerrë një dëmtim të rëndë që kërkon 3 muaj për t’u rikthyer në gjendjen e duhur fizike.

“Faza rehabilituese e Leny Yoro fillon tani dhe ne presim që ai të rikthehet në palestër pas 3 muajsh”, shkruan klubi në njoftimin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga