Manchester United pritet që të bëjë ndryshime të shumta në ekip gjatë merkatos së ardhshme verore. Klubi anglez po mendon për revolucion, që do të nisë që nga porta me largimin e Andre Onana.
Por nuk do të jetë vetëm gardiani kamerunas që do t’i japë lamtumirën “Old Trafford”. Edhe katër lojtarë të tjerë e kanë të sigurtë largimin nga “Djajtë e Kuq”, futbollistë të cilët nuk janë më të ‘dobishëm’ sipas drejtuesve.
Wan Bissaka, Maguire, McTominay dhe Lindelof janë katër lojtarët që duhet të vazhdojnë të kërkojnë një shtëpi të re. Asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk është në planet e United, me klubin anglez që pritet të mbledhë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tyre.
Poll