Disfata në mesjavë në Champions ndaj Juventusit, e zhyti më thellë Manchester City në situatën e keqe që ndodhet. Pep Guardiola është munduar të shpjegojë diçka rreth kësaj situate jo të mirë që ekipi ndodhet.
“Problemi është mungesa e Rodrit për shkak të dëmtimit. Po luajmë këtë sezon pa Topin e Artë dhe pa lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar në Angli, pra pa Phil Foden.
Ai ka luajtur 4-5 ndeshje, por nuk është në formën e tij optimale. Si mund të luajë një ekip pa fituesin e Topit të Artë? Është e vështirë, Chicago Bulls fituan gjashtë unaza me Michael Jordan.
Por më thoni, sa fituan ata pas pensionimit të tij? Kemi probleme, kur të kthehen nga dëmtimet do jemi sërish të fortë.” – u shpreh Guardiola.
Guardiola echa de menos a 'su' Michael Jordan ???? pic.twitter.com/WmqlYw4ZFq
— MARCA (@marca) December 13, 2024