Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Pritet largimi pas 4 muajsh, Joao Felix drejt gjigantëve turq

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet largimi pas 4 muajsh, Joao Felix drejt gjigantëve turq
Joao Felix

Joao Felix u ble nga Chelsea për 55 milionë euro, por sulmuesi nuk po gjen dot veten te “Blutë” e Londrës. Portugezi nuk po fiton dot besimin e stafit drejtuesit dhe duke parë një situatë të tillë ka nisur të flitet shumë për të.

Kështu sipas “AS” bëhet me dije se Fenerbahce po studion imtësisht këtë pistë. Kjo pasi Jose Mourinho e dëshiron dhe ëndërron në ekip patriotin e tij. Ekipi i portugezit ndodhet 8 pikë larg rivalit, Galatasarayn.

Në këtë sezon Felix ia ka dalë të luajë në 9 ndeshje në Premier League, 5 takime në Conference League dhe 2 në EFL Cup. Ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë edhe 2 asistime në 787 minuta. Mbetet të shihet nesë merkatoja e janarit do ta çojë në Turqi, apo portugezi do të mbetet në “Stamford Bridge”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga