Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Po shkëlqen në Euro 2024, Manchester City një hap larg "yllit" të Spanjës

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen në Euro 2024, Manchester City një hap larg
Lamine Yamal - Dani Olmo

Dani Olmo është një nga portagonistët e Euro 2024. Spanjolli ka arritur të jetë vendimtarë me paraqitjet e tij në këtë turne, teksa ka shënuar gola vendimtarë për Spanjën.

Falë paraqitjeve fantastike në Gjermani, Manchester City është vënë pas 26-vjeçarit. Olmo aktualisht është pjesë e Leipzig në Bundesligë, teksa ka kontratë me gjermanët deri në qershor të vitit 2027.

Anglezët po bëjnë gati një plan për transferimin e tij, me spanjollin që pëlqehet nga Pep Guardiola. Ky i fundit e shikon 26-vjeçarit si shumë të rëndësishëm për formacionin e “Qytetarëve”, ndërsa nga ana tjetër drejtuesit i “prishin” punë Barcelonës.

Katalanasit janë një prej skuadrave që merkato pas merkato synon spanjollin, por pa mundur ende të arrijnë te shërbimet e tij. Mesfushori spanjoll ka një klauzolë largimi nga Leipzig prej vetëm 60 milionë euro dhe afati i saj është deri më 15 korrik. Raportohet se anglezët janë dakortësuar dhe mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Olmos pas finales me Anglisë, sfidë që do të luhet në mbrëmje në orën 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga