Sulmuesi i Chelseas, Cole Palmer ka pësuar një dëmtim, pasi ka thyer një gisht të këmbës. Ka qenë trajneri Enzo Maresca, i cili ka konfirmuar se numri 10-të i skuadrës do të mungojë. Pikërisht në kohën kur ekipi ka në horizont përballjen me Barcelonën.
"Nuk është asgjë shumë serioze, por ai nuk do të kthehet javën tjetër", ka konfirmuar, tekniku Maresca.
Për Palmerin, ky lëndim vjen i radhës pasi edhe në 11 javët e mëparshme ai nuk ishte prezent në skuadër për shkak të problemeve shëndetësore. Një kohë kaq e gjatë e mungesës së sulmuesit në fushë, ka “merakosur” trajnerin edhe ekipin gjithashtu.
Tekniku i skuadrës është shprehur se roli i Palmeri tek Chelsea, është fantastik dhe shumë i rëndësishëm.
“Absolutisht jo, nuk mendoj kështu. Ekipi e preferon kur luan Cole, ndihem shumë më mirë me Cole në fushë, por kur ai nuk është, duhet të gjejmë zgjidhje. Ekipi po luan fantastikisht, vërtet mirë”, ka përfunduar Maresca.
Rikujtojmë se mesfushori, i cili luan për “Blutë”, ka një vlerë prej 120 milion eurosh në treg.
