
Claudio Echeverri
Claudio Echeverri do të jetë futbollisti më i ri i Bayer Leverkusen. Fantazisti 19-vjeçar do të largohet nga Manchester City, për të nisur një aventurë të re në Bundesligën gjermane.
Nga “Qytetarët” te Leverkusen, argjentinasi do të jetë në formë huazimi. Ky huazim do të jetë i vlefshëm deri në qershor të vitit 2026, ndërkohë që nuk do të ketë “obligim” apo “të drejtë” blerje.
Madje, Leverkusen do të jetë klubi që do të mbulojë pagën e Echeverri gjatë këtij sezoni që po vjen. Kujtojmë se argjentinasi u bashkua me City-n në vitin 2024 nga River Plate, për shumën e 18.5 milionë eurove.
Poll