Pezullimi i Sandro Tonalit i ka prishur tepër punë skuadrës së Newcastle. Klubi anglez shpenzoi plot 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit italian, por pa mundur të përfitojë nga aftësitë e tij për shkak të pezullimit.
Në këtë situatë dhe me një mesfushë të cunguar, Newcastle është vënë në lëvizje për të afruar lojtarë cilësore dhe pa shumë kosto në merkaton e ardhshme verore.
Objektivi i anglezëve është mesfushori i Realit, Dani Ceballos. Ky i fundit e ka të vështirë të marrë minuta te madrilenët, teksa largimi është i sigurt në verë. Newcastle në krahun tjetër pritet të paguajë rreth 10 milionë euro te Reali, për të transferuar spanjollin.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
Rodri i dëmtuar, City “piketon” 2 zëvendësuesit e spanjollit
PREMIER LEAGUE