Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Në kërkim të pasuesit të Van Dijk, Liverpool ‘peshkon’ në Bundesligë

Shkruar nga NEWSPORT
Në kërkim të pasuesit të Van Dijk, Liverpool
Virgil Van Dijk

Liverpool po përgatitet me largimin e Virgil Van Dijk. Qendërmbrojtësi hollandez po mendon t’i japë lamtumirën “The Reds”, pasi për të ka oferta nga Bayern Munich dhe Arabia Saudite.

Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e Liverpool janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë të Van Dijk.

Sipas mediave angleze, ekipi që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Arne Slot, ka shënjestruar në Bundesligë, aty ku kërkojnë të sigurojnë shërbimet e Willian Pacho.

Ky i fundit momentalisht mban veshur fanellën e Eintracht Frankfurt, por me shumë gjasa pas paraqitjeve të mira të bëra në këtë sezon, në verë do të largohet nga Gjermania.

Liverpool ka nisur kontaktet me klubin gjerman, me këta të fundit që kërkojnë plot 60 milionë euro për shërbimet e 22-vjeçarit nga Ekuadori. Tashmë pritet akordi midis palëve, pasi vetë futbollisti, vështirë se do të refuzonte një ofertë nga Liverpool.

Në kërkim të pasuesit të Van Dijk, Liverpool
Willian Pacho

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga