
William Saliba
Willam Saliba do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit edhe për disa sezone të tjera. Kontrata aktuale e francezit përfundon në 2027, por tashmë palët do të vazhdojnë mes tyre bashkëpunimin.
Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se 24-vjeçari do të firmosë me “Topçinjtë” për 5 vitet e ardhshme dhe kështu do të jetë një element kyç në “Emirates Stadium” për sezonet e ardhshme.
Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje mes palëve. Saliba është bërë pjesë e Arsenalit në verën e 2019 dhe tashmë prej vitesh është një element shumë i rëndësishëm në prapavijën e anglezve.
View this post on Instagram
Poll