Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Mbrojtësi i Anglisë në “udhëkryq”, West Ham gati të përfitojë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtësi i Anglisë në “udhëkryq”, West Ham gati
Kieran Trippier dhe Harry Maguire

West Ham është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Klubi anglez ka bërë blerje të bujshme, duke afruar lojtarë si Max Kilman, Crysencio Summerville, Niclas Fullkrug, Luis Guilherme apo Guido Rodriguez.

Megjithatë, “Çekanët” nuk e kanë në plan që të ndalen këtu. Drejtuesit e West Ham duan që të përforcojnë ekipin edhe me një mbrojtës krahu, teksa është piketuar ai i Kombëtares së Anglisë, i cili ka dhe eksperiencë.

Bëhet fjalë për Kieran Trippier, i cili është në kontratë me Newcastle deri në vitin 2025. Në këto kushte, rinovimi i 33-vjeçarit me bardhezinjtë duket larg, dhe West Ham kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Pritet të shihet nëse klubet angleze do të gjejnë akordin mes tyre për kryerjen me sukses të këtij operacioni. Në krahun tjetër, përsa i përket lojtarit pritet që Trippier të mos bëhet pengesë për këtë transferim, pasi do të jetë titullar absolut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga