
Ekipi i Arne Slot nuk di të ndalet në Premier League. Në javën e 33-të, Liverpooli “shtypi” Leicester në trasfertë. Ndeshja u mbyll me shifrat 0-1 në favor të “Reds”.
Goli i vetëm mbajti firmën e futbollistit me tipare defensive Alexander-Arnold, minuta e 76. Domimi i Liverpoolit ishte i qartë në çdo aspekt, por që nuk ishin në gjendje të shënonin më shumë se 1 gol. Por pyetja e madhe që shtrohet nga tifozët e skuadrës në fjalë është, sa pikë i nevojiten për t’u shpallur kampionë?
Janë edhe 5 ndeshje të mbetura, çka do të thotë se janë në lojë edhe 15 pikë, ndërsa diferenca me Arsenalin ndjekës koçidon me 13 pikë, çka do të thotë se në rast fitoreje me Tottenham në 27 prill do të kurorëzohen kampion për herë të 20-të, duke u barazuar me Manchester United.