Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Kërkohet zëvendësuesi i Kevin de Bruyne, City nuk i ndahet talentit gjerman

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet zëvendësuesi i Kevin de Bruyne, City nuk i ndahet
Florian Wirtz - Jamal Musiala

Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Florian Wirtz. Anglezët kërkojnë me doemos zëvendësuesin e Kevin de Bruyne dhe për këtë po punojnë shumë.

Talenti i Bayern Leverkusen është i preferuari i “Qytetarëve”, me drejtuesit që kanë nisur të mendojnë për një tjetër lëvizje drejt tij. Për të siguruar shërbimet e Wirtz, i cili nga “Transfermarkt” vlerësohet 140 milionë euro.

21-vjeçari në ëktë sezon me kampionët e Bundesligës ka arritur të luajë në 35 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 15 gola dhe të dhurojë 12 asiste. Gjermani ka kontratë të vlefshme me Leverkusen deri në verën e vitit 2027 dhe vetëm një ofertë stratosferike mund të bindë drejtuesit për të lënë të lirë talentin e tyre. Siç dihet në merkaton e janarit, City i ofroi 100 milionë euro, por që nuk mjaftuan për të siguruar shërbimet e tij. 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga