
Alexander-Arnold dhe Van Dijk
Tifozët dhe klubi i Liverpool mund të nisin nga festimet, por jo për titullin kampion. Bëhet fjalë për kapitenin Virgil Van Dijk i cili ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për karrierën e tij.
Qendërmbrojtësi holandez ka rënë dakord me “The Reds” për të rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2027. Lajmin e ka bërë të ditur këtë mëngjes eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Kontrata aktuale e Virgil Van Dijk me Liverpool skadon në fund të këtij viti, por tashmë ka vendosur për të rinovuar deri në 2027. Më parë Salah rinovoi kontratën me “The Reds”.
Poll